Odisea, raketa hapësinore niset drejt Hënës

schedule10:20 - 15 Shkurt, 2024

schedule 10:20 - 15 Shkurt, 2024

Një anije kozmike pa ekuipazh në pronësi të Intuitive Machines, një kompani amerikane private u lëshua drejt henës në orët e para të kësaj të enjteje .

Ishte raketa Falcon 9 nga kompania Space X e Elon Musk që u përdor për të nisur anijen kozmike drejt Henës nga Qendra Hapsionore Kennedy në Florida, me shpresën se Odysseus do të prekë Polin Jugor të satelitit të tokës më 22 shkurt.

Ky është misioni i dytë komercial që financohet nga Agjencia Amerikane e Hapësisër Nasa, pasi SHBA kërkon që të inkurajojë misionet private në Hënë si një mënyrë për të zgjeruar shtrirjen e saj në Hapësirë.

Shkencëtarët shpresojnë se në polin Jugor të hënës do të arrijnë që të gjejnë burime uji.

Kjo ishte përpjekja e tretë e Kompanisë Intuitive Machines për të nisur misionin e saj drejt Hënës, pasi dy përpjekjet e mëparshme ishin penguar për shkak të kushteve atmosferike.

Nëse ky mision rezulton I suksesshëm do të ishte hera e pare që shtetet e Bashkuara të Amerikës do të arrinte të uleshin në sipërfaqen e hënës që nga misioni Apollo I vitit 1972 , dhe gjithashtu hera e pare që një mision I tillë realizohet nga një kompani private.

Sipas asaj që është raportuar nga mediat ndërkombëtare në anijen kozmike Odysseus ndodhet një aparat fotografik që pritet të filmojë uljen në polin jugor të Hënës por gjithashu edhe 125 skulptura të vogla nga artistin Amerikan Jeff Koons duke bere keshtu qe kjo te jete hera e pare qe drejt henes do te transportohen edhe vepra arti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!