Reali i Madridit nuk i ka besuar në asnjë moment, edhe pse e ka blerë që në moshën 16-vjeçare. Martin Odegaard gjithsesi nuk është dorëzuar dhe pas eksperiencës pozitive në Holandë, tanimë po shkëlqen në La Liga me Real Sociedad. Kjo ka bërë që shumë klube të hedhin sytë nga mesfushori me tipare sulmuesi.
The Sun raporton se për shënimet e danezit interesohet edhe Manchester United. Ole Gunnar Solskjaer kërkon të rinoje skuadrën e tij dhe Odegaard është në listën e dëshirave. këtë sezon e ka nisur mirë, duke shënuar dy gola dhe asituar po aq herë në gjashtë ndeshje.
United ka konkurrencë për shërbimet e 20-vjeçarit, pasi edhe Arsenali dhe Manchester City interesohet për Odegaard. Emery kërkon një pasues për Ozil, ndërsa Guardiola për spanjollin David Silva. Problemi kryesor është Reali, që për kartonin e danezit kërkon 62 milionë sterlina. /abcnews.al