OBSH vendos sot nëse lija e majmunëve përbën një emergjencë globale

schedule09:18 - 21 Korrik, 2022

schedule 09:18 - 21 Korrik, 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbledhë përsëri komitetin e saj të ekspertëve të lisë së majmunëve të enjten për të vendosur nëse përhapja aktuale përbën një emergjencë shëndetësore globale, alarmi më i lartë që mund shpallet.

Një takim i dytë i komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin do të mbahet për të shqyrtuar provat mbi situatën në përkeqësim, me afro 14,000 raste të raportuara nga më shumë se 70 vende.

Një rritje e infeksioneve nga lija e majmunëve është raportuar që nga fillimi i majit jashtë vendeve të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ku sëmundja ka qenë prej kohësh endemike.

Më 23 qershor, OBSH mblodhi një komitet urgjent ekspertësh për të vendosur nëse lija e majmunëve përbën një të ashtuquajtur Emergjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar (PHEIC) – niveli më i lartë i alarmit të agjencisë shëndetësore të OKB-së.

Por shumica e këshilloi shefin e OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus se situata, në atë pikë, nuk e kishte arritur pragun.

Tani do të mbahet një takim i dytë, pasi numri i rasteve është rritur dhe është përhapur në gjashtë vende të tjera javën e kaluar.

Nëse komiteti këshillon Tedros se përhapja përbën një PHEIC, ai do të propozojë rekomandime të përkohshme se si të parandalohet dhe reduktohet më mirë përhapja e sëmundjes dhe të menaxhohet reagimi global i shëndetit publik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!