Numri i fëmijëve të pa vaksinuar në botë është ulur në mënyrë alarmante për shkak të pandemisë së COVID-19, sipas raportit të OKB-së. Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se për herë të parë në 28 vite vaksinat kundër difterisë, tetanozit dhe pertusis (DPT3) kanë pësuar rënie drastike në katër muajt e parë të vitit 2020.
“Pandemia ka shkaktuar pengesa në fushatat e vaksinimit në ¾ e 82 vendeve”, sipas një studimi në internet të realizuar në qershor nga dy agjencitë dhe Aleanca për vaksinën (Gavi).
Raporti shpreh shqetësim veçanërisht për rënien e vaksinimit DTP3 në katër muajt e parë të vitit, për shkak të vështirësive të transportit, kufizimeve të shkaktuara nga pandemia apo frika e infektimit.
“Të paktën 30 fushata vaksinimi kundër rubeolës janë anuluar në mbarë botën. Vaksinat janë një nga mjetet më të fuqishme për shëndetin”, theksoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë.
“COVID-19 e ka shndërruar vaksinimin rutinë në një sfidë shqetësuese”, theksoi drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.
“Ne duhet të rifillojmë programet e vaksinimit urgjentisht përpara se jeta e fëmijëve të kërcënohet nga sëmundje të tjera. Ne nuk mund të lejojmë një tjetër krizë shëndetësore për shkak të një tjetre”, shtoi ajo./abcnews.al