OBSH: Vaksina më e mirë për fëmijët në Gaza është “paqja”

schedule14:02 - 1 Shtator, 2024

schedule 14:02 - 1 Shtator, 2024

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se “vaksina më e mirë” për fëmijët në Gaza është paqja,

“Fëmijët në Gaza po marrin sot vaksinat shumë të nevojshme kundër poliomielitit. Në fund të fundit, vaksina më e mirë për këta fëmijë është paqja”, shkroi Ghebreyesus në platformën sociale X.

Fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit, që mbulon mbi se 640 mijë fëmijë nën moshën 10-vjeçare në Rripin e Gazës, është nisur në bashkëpunim me OBSH-në, Ministrinë e Shëndetësisë së Palestinës, Fondin e OKB-së për Fëmijët dhe Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

OBSH-ja njoftoi se fushata e vaksinimit në Deir al-Balah, që ndodhet në Gazën qendrore, do të vazhdojë deri më 4 shtator.

Në qytetin Khan Younis në Gazën jugore, ku vazhdojnë sulmet izraelite, fushata e vaksinimit të poliomielitit për fëmijët nën 10-vjeç filloi mbrëmë.

Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze, deklaroi se fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit do të përbëhet nga “dy raunde”.

Më 16 gusht, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi zbulimin e rastit të parë të poliomielitit në Rripin e Gazës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!