OBSH: Vaksina J&J duhet të miratohet për përdorim të gjerë në botë

schedule08:37 - 13 Mars, 2021

schedule 08:37 - 13 Mars, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë të premten tha se vaksina anti Covid-19 nga Johnson & Johnson duhet të miratohet për përdorim urgjent në të gjithë botën dhe gjithashtu të jetë pjesë e programit COVAX.

COVAX, programi i OBSH-së që koordinon shpërndarjen globale të vaksinave Covid-19, tashmë ka rezervuar 500 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson, në përgatitje të udhëzimeve të mëtejshme të OBSH-së për shpërndarjen.

“Objekti COVAX ka rezervuar 500 milion doza të vaksinës J&J”, tha të premten drejtori i përgjithshëm i OBSH-së  Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kjo është vaksina e parë me një dozë që futet në listën e vaksinave për përdorim urgjent të OBSH-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!