OBSH: Të mërkurën më shumë se 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza

schedule12:42 - 5 Nëntor, 2024

schedule 12:42 - 5 Nëntor, 2024

Më shumë se 100 pacientë, përfshirë fëmijë që vuajnë nga trauma dhe sëmundje kronike, do të evakuohen të mërkurën nga Gaza. Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për territorin e pushtuar palestinez, Rick Peppercorn.

Ajo që ne kemi kërkuar gjatë gjithë kohës është vendosja e një evakuimi të përhershëm mjekësor nga Gaza”, tha Pepperkorn, duke shtuar se 12,000 njerëz presin të evakuohen.

Nesër, pacientët do të udhëtojnë në një kolonë të madhe përmes vendkalimit Kerem Shalom me Izraelin, përpara se të shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas disa prej tyre do të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Rumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!