OBSH: Sulmet ndaj vendeve të kujdesit shëndetësor në Liban, të papranueshme. 27 punonjës janë vrarë së fundmi

schedule11:55 - 27 Shtator, 2024

schedule 11:55 - 27 Shtator, 2024

Përfaqësuesi i Libanit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se 27 punonjës shëndetësorë janë vrarë dhe 55 janë plagosur nga sulmet e fundit izraelite.

Në një postim në X, Abdinasir Abubakar tha se kjo ishte një “prirje e papranueshme”, duke shtuar se vendet e kujdesit shëndetësor “duhet të mbrohen në çdo kohë”.

“Sulmi ndaj kujdesit shëndetësor është në rritje pasi kriza në Liban vazhdoi të përshkallëzohej ditët e fundit,” tha ai.

“Deri më tani janë regjistruar njëzet e katër sulme ndaj kujdesit shëndetësor, duke rezultuar në 27 të vdekur dhe 55 lëndime për punonjësit e shëndetësisë”./abcnews.al