Shqiptarët jetojnë më gjatë dhe të paprekur nga sëmundjet, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të dhënat janë publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ka se me çfarë të krenohet Shqipëria krahasur me fqinjët.
Sipas Organizatës botërore të shëndetit shqiptarët jetojnë më gjatë pa u prekur nga sëmundjet. Pritshmëria për jetëgjatësinë me shëndet të plotë është 68.1 vite, sipas ndërsa jetëgjatësia pritet të jetë 78 vite e gjashtë muaj, rreth 80 vjet për gratë dhe 77 për burrat.
Harta më e fundit tregon se Shqipëria ka jetëgjatësinë më të gjatë pa sëmundje, së bashku me Malin e Zi. Në Maqedoni një individ pret që të jetojë pa u prekur nga sëmundjet 67.1 vjet, në Serbi 67.4, në Bosnjë 67.2 vjet. Megjithatë në rang botëror nuk mund të konkurrojmë kinezët të cilët këtë vit ia kaluan për herë të parë edhe shteteve të bashkuara të amerikës: 68,7 vjeç për kinezët dhe 68,5 vjeç për amerikanët.
Sipas studimeve të fundit, probabiliteti që një 15-vjeçar amerikan të arrijë ditëlindjen e tij të 60 është më e vogël se ajo në 49 vende të botës. Kjo pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë 9,4 mijë dollarë për frymë për shëndetësinë, përkundër 731 dollarë për frymë në Kinë. /abcnews.al