OBSH: Rritja e rasteve me Covid në Kinë nuk është për shkak të heqjes së kufizimeve

schedule12:13 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 12:13 - 15 Dhjetor, 2022

Rastet me Covid në Kinë u rritën përpara vendimit të qeverisë për të hequr dorë nga politika e saj e rreptë “zero-Covid”, tha në një deklaratë të mërkurën drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas Reuters.

Deklarata e Mike Ryan, erdhi menjëherë pas paralajmërimit për nevojën për të rritur numrin e vaksinave në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Duke folur në një konferencë me mediat, ai tha se virusi po përhapej “intensivisht” në vend shumë kohë përpara heqjes së kufizimeve.

“Kina hoqi kufizimet dhe papritur virusi është jashtë kontrollit,” tha ai. “Sëmundja po përhapej intensivisht sepse besoj se masat e kontrollit në vetvete nuk po e ndalonin virusin. Dhe besoj se Kina vendosi që nuk ky ishte më opsioni më i mirë.”

Pekini filloi të hiqte dorë nga politika e tij “zero-COVID” këtë muaj pas protestave kundër kufizimeve që kishte vendosur Presidenti Xi Jinping. Në raportin e saj më të fundit për COVID, OBSH tha se Kina kishte raportuar rritje të të shtruarve në spital për katër javë rresht.

Rikujtojmë se gjatë një deklaratë ditën e sotme, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se besonte që pandemia, e cila ka vrarë më shumë se 6.6 milion njerëz që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë tre vite më parë, nuk do të konsiderohet më një emergjencë globale vitin e ardhshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!