OBSH: Rritja e obezitetit te fëmijët gjatë pandemisë është alarmante

schedule08:57 - 11 Maj, 2021

schedule 08:57 - 11 Maj, 2021

OBSH ka paralajmëruar se bllokimi për shkak të koronavirusit ka bërë që fëmijët të vuajnë nga obeziteti duke ndikuar në shëndetin e tyre në të ardhmen. Në një raport të publikuar më 11 maj, Zyra evropiane e OBSH-së theksoi se mbyllja e shkollave dhe kufizimi i aktiviteteve ka pasur ndikim negativ te fëmijët.

Sipas Hans Kluge, COVID-19 mund të rrisë një nga trendet më shqetësuese në rajonin europian të OBSH-së siç është rritja e obezitetit te fëmijët. Obeziteti shkakton simptoma më të rënda të koronavirusit dhe sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe kancer.

Sipas një sondazhi në 36 shtete,  një e treta e fëmijëve të moshës 6 deri në 9 vjeç janë në mbipeshë. Prevalenca e mbipeshës  ishte 29% tek djemtë dhe 27% tek vajzat e moshës 6 deri në 9 vjeç.

Përqindjet më të larta të mbipeshës u vunë re në vendet mesdhetare si Qipro, Greqi, Itali dhe Spanjë, ku mbi 40% e djemve dhe vajzave ishin mbipeshë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!