OBSH: Pse duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi

schedule19:27 - 11 Maj, 2020

schedule 19:27 - 11 Maj, 2020

Duhanpirësit kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë një formë të rëndë të simptomave të koronavirusit krahasuar me jo-duhanpirësit.

Lajmin e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetit në një deklaratë të lëshuar ditën e sotme ndërsa citonin një përmbledhje të studimeve nga ekspertë të shëndetit publik, muajin e kaluar.

OBSH vuri në dukje se pirja e duhanit dëmton funksionin e mushkërive dhe e bën më të vështirë për trupin që të luftojë koronaviruset dhe sëmundjet e tjera.

Pirja e duhanit është një faktor i njohur rreziku për shumë infeksione të frymëmarrjes dhe rrit ashpërsinë e sëmundjeve të frymëmarrjes.

OBSH tha në një deklaratë:

“Duhani është gjithashtu një faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të ndërlidhura si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti të cilët i vendosin njerëzit me këto kushte në rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të rënda kur preken nga COVID-19.”

Kujtojmë këtu se pirja e duhani vret më shumë se 8 milion njerëz në nivel global çdo vit. Më shumë se 7 milion nga këto vdekje janë nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit dhe rreth 1.2 milion janë jo duhanpirë që ekspozohen ndaj tymit të dorës së dytë, sipas OBSH. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!