Numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Afrikë ka shënuar rritje gjatë muajit të kaluar, me 80% brenda katër javëve të fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyrtarja e OBSH –së për rajonin Afrikan, Phionah Atuhebwe, tha për CNN të hënën se kontinenti ishte dëshmitar i rritjes së numrit të viktimave për shkak të koronavirusit.
“Niveli i vdekshmërisë për shkak të COVID-19 është rritur në të gjithë Afrikën, me normën më të lartë javore 6,343, tha Atuhebwe. “Numri i viktimave u rrit me 89%, nga 13,242 në 24,987, në 28 ditët e fundit, në krahasim me statistikat e 28 ditëve të mëparshme,” shtoi ajo.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë për shtyp të premten se rritja e rasteve dhe viktimave është për shkak të rritjes së variantit Delta”, i cili konsiderohet më vdekjeprurës sesa lloji origjinal i koronavirusit.
Ghebreyesus tha se varianti Delta-deri më tani “i zbuluar në të paktën 132 vende”-gjithashtu ka rritur numrin e rasteve me Covid-19 globalisht me 80 përqind brenda katër javëve të fundit.
“Pothuajse 4 milion raste u raportuan në OBSH javën e kaluar, dhe sipas tendencave aktuale, ne presim që numri i përgjithshëm i rasteve të kalojë 200 milion brenda dy javëve të ardhshme,” shtoi Ghebreyesus./abcnews.al

