Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Gaza veriore ka mbetur pa një spital funksional pas më shumë se dy muajsh luftë. Spitalet u bënë një pikë kryesore në nëntor, pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit akuzuan Hamasin se përdor al Shifa dhe objekte të tjera mjekësore si qendra komandimi dhe kontrolli dhe kryente operacione ushtarake brenda dhe jashtë tyre.
“Në fakt nuk ka mbetur asnjë spital funksional në veri,” u tha gazetarëve Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në Gaza.
“Spitali Al Ahli ishte i fundit, por tani është minimalisht funksional.”
Mijëra njerëz janë detyruar të strehohen në spitale si rezultat i sulmeve izraelite.
Mbipopullimi është përkeqësuar nga mungesa masive e furnizimit, me shumë spitale që deklarojnë një mungesë kronike të bazave shumë të nevojshme si fashat dhe ilaçet.
Izraeli pretendon se ka lejuar kalimin e ndihmave të mjaftueshme në enklavë, por Hamasi ka fshehur ndihmat duke çuar në kaos Gazën, duke krijuar një krizë humanitare për të fajësuar Izraelin.
/abcnews.al