OBSH: Një e treta e objekteve shëndetësore të Libanit duhet të mbyllen për shkak të luftës

schedule07:26 - 25 Tetor, 2024

schedule 07:26 - 25 Tetor, 2024

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe objekteve mjekësore, pasi lufta e Izraelit ndaj Libanit ka detyruar mbylljen e më shumë se 100 qendrave shëndetësore.

Spitalet e Libanit dhe stafi i tyre tani janë “të mbingarkuar”, tha Tedros në një postim në mediat sociale, duke vënë në dukje se një e treta e të gjitha objekteve shëndetësore në vend janë detyruar të mbyllen për shkak të luftës.

OBSH po bën thirrje për një armëpushim, qasje të sigurt dhe të papenguar humanitare për të ndihmuar të prekurit nga lufta dhe mbrojtjen e qytetarëve, personelit mjekësor dhe qendrave mjekësore “në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!