OBSH: Ndikimi i pandemisë në sistemet shëndetësore shkaktoi mijëra viktima nga malaria

schedule15:51 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 15:51 - 6 Dhjetor, 2021

Problemet e krijuara në sistemet shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit kanë shkaktuar me mijëra vdekje nga malaria në vitin 2020.

Lajmin e bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencia e OKB për shëndetësinë njoftoi se Covid-19 ka zhbërë progresin e arritur deri më tani në luftën kundër koronavirusit.

Sipas OBSH, duhen marra masa urgjente në mënyrë që situata të mos degradojë më tej. Nga të dhënat e “World Malaria Report” të OBSH,vlerësohet se përgjatë këtij viti janë regjistruar 241 milionë raste të malarias në të gjithë botën- 14 milionë më shumë se një vit më parë.  Kurse, bilanci i viktimave u rrit nga 69 mijë në 627 mijë.

Dhe, rreth dy të tretat e vdekjeje shtesë ishin të lidhura me problemet e shkaktuara në sistem si pasojë e pandemisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!