Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin emergjent për vaksinën Pfizer.
Vaksina e zhvilluar nga BioNTech i Gjermanise është e para që kalon këtë lloj testi. Ekspertët rregullatorë të thirrur ne OBSH nga e gjithë bota rishikuan të dhënat mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinës Pfizer / BioNTech si pjesë e një analize të rrezikut kundrejt përfitimit.
Rishikimi zbuloi se vaksina plotësonte kriteret e domosdoshme dhe se përfitimet e përdorimit të vaksinës për të adresuar COVID-19 kompensojnë rreziqet e mundshme.
Vendimi mundëson që vendet të miratojnë shpejt importin dhe shpërndarjen e vaksinës. Për përdorimin e emergjencave, secili vend ndërmerr një proces politik për të vendosur nëse do të përdorë vaksinën.
Si pjesë e procesit kompania që prodhon vaksinën duhet të angazhohet që të vazhdojë të gjenerojë të dhëna për të mundësuar licencimin e plotë dhe parakualifikimin e vaksinës nga OBSH.
Mariângela Simão, Ndihmës-Drejtore e Përgjithshme e OBSH-së për ilacet tha se eshte jetike perpjekja per furnizimin e te ggjithe vendeve qqe po perballen me pandemine . Sipas OBSH eshte e reendesishme te te ndiqen politikat e një aksesi të barabartë global.
“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të qasjes globale në vaksinat anticovid. Por unë dua të theksoj nevojën për me shume angazhim për të arritur furnizimin e mjaftueshëm të vaksinave për të përmbushur kerkesat”.OBSH dhe partnerët tanë po punojnë natë e ditë për të vlerësuar vaksinat e tjera që kanë arritur standardet e sigurisë dhe efikasitetit. Ne inkurajojmë edhe më shumë zhvillues te tjere te vaksinave që të paraqiten për vlerësim. Eshtë me rëndësi jetike që të sigurojmë furnizimin e për t’i shërbyer të gjitha vendeve në botë dhe për të ndaluar pandeminë “
Vaksina është gjithashtu nën rishikimin e politikave. Grupi Strategjik Këshillëdhënës i OBSH-së për Imunizimin do të mblidhet në 5 Janar, për të formuluar politika specifike të vaksinave dhe rekomandime për përdorimin e këtij produkti në populate. Vaksina kërkon ruajtje ne frigorifere ultra të ftohtë; nga -60 ° C deri në -90 ° C gradë. Kushte këto qe e bëjne vaksinën më sfiduese për tu vendosur në mjediset ku pajisjet transportuese mund të mos jenë të disponueshme.
Për atë arsye, OBSH thote se po punon për të mbështetur vendet në vlerësimin e planeve të tyre të shpërndarjes dhe përgatitjen për përdorim kur është e mundur. Për përdorimin e emergjencave, secili vend ndërmerr një proces politik për të vendosur nëse do të përdorë vaksinën.
Si pjesë e procesit kompania që prodhon vaksinën duhet të angazhohet që të vazhdojë të gjenerojë të dhëna për të mundësuar licencimin e plotë dhe parakualifikimin e vaksinës nga OBSH. /abcnews.al

