OBSH miraton përdorimin e vaksinës kundër malaries: Moment historik

schedule21:38 - 6 Tetor, 2021

schedule 21:38 - 6 Tetor, 2021

“Moment historik”. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi sot përdorimin e vaksinës së parë kundër malaries. Malaria, një sëmundje e njohur që në lashtësi, manifestohet me ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, të dridhura dhe djersitje. Çdo dy minuta një fëmijë vdes nga malaria në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Është një moment historik. Vaksina e shumëpritur për fëmijët është një përparim revolucionar në shkencë, mjekësi dhe luftën kundër malaries” tha Dr. Adanom Gebregesous, drejtori i përgjithshëm i organizatës. “Përdorimi i kësaj vaksine në kombinim me mjetet ekzistuese për parandalimin e malaries mund të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë çdo vit” shtoi ai.

Vaksina “RTS,S” rezultoi efektive. Për Afrikën, ku malaria vret më shumë se 260,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç çdo vit, vaksina është sinonim i shpresës. “Për shekuj me radhë, malaria ka ndjekur Afrikën nën-Sahariane, duke shkaktuar dhimbje të mëdha” tha Dr. Machidisso Moeti, Drejtor Rajonal i OBSH-së për kontinentin afrikan.

“RTS,S” është prodhuar nga kompania farmaceutike britanike GSK dhe është vaksina e parë dhe deri më tani e vetmja që është efektive në zvogëlimin e numrit të rasteve. Sipas OBSH-së, provat klinike të fazës së tretë kanë treguar se vaksina, kur jepet në katër doza, parandalon 4 në 10 raste të malaries./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!