OBSH merr vendimin,ndërpret përdorimin e hidroklorinës te të sëmurët me Covid-19

schedule09:18 - 5 Korrik, 2020

schedule 09:18 - 5 Korrik, 2020

Organizata Botërore  e Shëndetësisë në deklaratën e saj më të fundit , ka vendosur që të ndalojë përdorimin e testimit të ilaçeve hidroklorokinë dhe lopinavir/ritonavir për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Sipas OBSH ku është një vendim që është marrë, pas rekomandimit të Komitetit Vullnetar Qendror të Testimeve, që erdhi pas rezultateve të arritura në pacientët e trajtuar me hidroklorinë në krahasim me pacientët e trajtuar me ilaçe të tjera standarte.

Të dhënat e testimit u prezantuan në samitin e OBSH-së në 1-2 korrik. Në kuadër të këtij raporti tregohet se hidroklorokina dhe lopinaviri nuk ulin vdekshmërinë tek të sëmurët me Covid-19 në krahasim me trajtimet e tjera standarte. Komiteti do të ndalojë menjëherë përdorimin e hidroklorinës.

OBSh thekson se vendimi vlen vetëm për përdorimin e hidroklorinës tek të sëmurët në spitale dhe jo për qëllime studimi në pacietën që trajtohen jashtë spitalit, ose që ende nuk janë infektuar me Covid-19./abcnews.al