OBSH “kundër“ miratimit të përdorimit të plazmës për Covid-19: Nuk ka prova të mjaftueshme

schedule10:18 - 25 Gusht, 2020

schedule 10:18 - 25 Gusht, 2020

OBSH  ka deklaruar se do të mbikëqyrë miratimin e SHBA-së për përdorimin e plazmës të pacientëve të rikuperuar nga koronavirusi për trajtimin e personave të infektuar, duke thënë se provat  mbeten ende të cilësisë jo të lartë, raporton Reuters.

Plazma e pacientëve të rikuperuar e cila është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, së fundmi do të përdoret edhe si terapi për trajtimin e COVID-19.

Të dielën Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA, autorizoi përdorimin e saj tek pacientët me koronavirus, pasi sipas tyre ajo është e sigurt dhe efektive.

Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se vetëm disa prova klinike të plazmës kanë treguar rezultate të sigurta, ndërsa provat e tanishme nuk e kanë dëshmuar mjaftueshëm efektivitetin e saj.

“Ne mendojmë se plazma duhet të cilësohet ende si terapi eksperimentale, derisa provat e tjera klinike ta dëshmojnë të kundërtën”, deklaroi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!