OBSH: Kjo është këshilla jonë për nënat që ushqejnë me gji fëmijët

schedule21:51 - 12 Qershor, 2020

schedule 21:51 - 12 Qershor, 2020

Nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji nuk duket ta kalojnë koronavirusin tek të vegjlit e tyre. OBSH njofton gjithashtu se bazuar në provat e deritanishme, gji dhënia minimizon çdo rrezik potencial që mund të vijë nga sëmundje të tjera.

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se organizata ka hetuar mundësinë e kalimit të Covid-19 te fëmijët e tyre gjatë gjidhënies.

“Ne e dimë se fëmijët janë relativisht në rrezik të ulët për t’u infektuar me Covid-19, por ata janë të rrezikuar nga një numër sëmundjesh të tjera të cilat ushqyerja me gji i ndalon,” u shpreh Tedros gjatë një konference për mediat.

“Bazuar në provat që kemi deri më tani, këshilla e OBSH është që benefitet nga ushqyerja me gji  i tejkalojnë çdo lloj rreziku potencial për të marrë Covid-19,” shtoi ai.

Anshu Banerjee, një këshilltar i vjetër në Departamentin e Shëndetit Riprodhues dhe Kërkimit të OBSH-së, tha se vetëm “fragmente” të virusit janë zbuluar në qumështin e gjirit.

“Deri më tani nuk kemi arritur që të zbulojmë virusin e gjallë tek qumështi i gjirit. Kështu që rreziku i transmetimit nga nëna tek fëmija deri më tani mbetet ende i paqarë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!