Tre raste të H3N8 u raportuan në Kinë që nga viti 2022 ndërsa një grua ka vdekur nga gripi i shpendëve H3N8, sipas një deklarate të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Dihet se H3N8 ka qarkulluar që nga viti 2002, pasi u shfaq për herë të parë në shpendët në Amerikën e Veriut. Gruaja që vdiq ishte një 56-vjeçare nga provinca Guangdong në Kinën juglindore.
Ajo u sëmur më 22 shkurt, u shtrua në spital për pneumoni të rëndë më 3 mars dhe vdiq më 16 mars, tha OBSH.
/abcnews.al