OBSH: Gjysmë milioni të vdekur pas identifikimit të Omicron

schedule08:26 - 9 Shkurt, 2022

schedule 08:26 - 9 Shkurt, 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjysmë milioni vdekje janë raportuar pas identifikimit të Omicron. Pavarësisht vaksinimit efektiv, gjysmë milioni njerëz kanë vdekur, dhe kjo është më të vërtetë tragjike, tha OBSH në një deklaratë.

Deri më tani janë raportuar 130 milionë raste  dhe 500,000 viktima që kur Omicron u cilësua si një “variant shqetësues” në fund të nëntorit 2021. Omicron është bërë variant dominues, pasi është më ngjitës por fatmirësisht shkakton simptoma më të lehta.

Koronavirus ka shkaktuar 5.75 milionë viktima në të gjithë botën. Ndërsa deri më tani janë administruar 10 miliardë doza të vaksinës anti-covid.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!