Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për përhapjen e sëmundjes në Gaza, me ardhjen e dimrit që do të përkeqësojë kushtet.
Tashmë ka më shumë se 70,000 raste të infeksionit akut të frymëmarrjes, sipas Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i saj në territorin e pushtuar palestinez, shkruan Sky News.
Deri më tani janë regjistruar 44,000 raste të tjera të diarresë. Shifrat thuhet se janë dukshëm më të larta se sa pritej./abcnews.al