Afrikës i duhen edhe 225 milion doza të tjera të Covid-19 në mënyrë që të imunizohet 10% e popullsisë deri në shtator, tha drejtori rajonal i OBSH-së në Afrikë, Matshidiso Moeti. Afrika është përfshirë nga një valë e tretë e Covid. Vendi ka regjistruar 5 milion raste dhe 133,0090 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë javës së fundit, u raportuan 88,000 raste – një rritje prej 19% nga java e mëparshme. Në tre javët e fundit kemi parë një rritje të qëndrueshme të rasteve në disa vende si Republika Demokratike e Kongos, Uganda dhe Zambia.” tha Moeti.
Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 500 milion doza të vaksinës Pfizer në 92 vende me të ardhura të ulëta. Vende të tjera të tilla si Franca gjithashtu pritet të kryejnë dërgesa përmes COVAX – një aleancë e krijuar për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19./abcnews.al

