Carlo Ancelotti po tenton të përforcojë Everton dhe ka hedhur sytë nga Serie A. Mediat angleze raportojnë se objektivi i madh i trajnerit italian është Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në kampionatin italian (34 gola).
Negociatat me Lazion, klub me të cilin 30-vjeçari italian është shumë i lidhur dhe ka një kontratë deri në vitin 2023, nuk do të jenë aspak të thjeshtë.

Presidenti Lotito dhe drejtori Igli Tare, nuk kanë ndërmend të privohen nga sulmuesi kryesor i ekipit. Gjithsesi, Ancelotti nuk heq dorë nga fiksimi i tij dhe po përgatit ofertën e duhur për Immobilen dhe klubin kryeqytetas. /abcnews.al

