Krahas karrierës në modeling dhe shumë kurorave si miss, Atalanta Kërçyku debutoi dhe një moderatore sportive. Në një intervistë për FriendZone, modelja tha se modelingu nuk ka qenë objektivi i saj por shtoi se dëshiron të qëndrojë pjesë e televizionit. Ajo rrëfeu për Liesa Haxhiasllanin dhe Ardit Murataj se së shpejti do ta shohim në një projekt të sajin personal.
“Doja të merrja një sipërmarrje të re së shpejti. Bëhet fjalë për një program timin personal. Ende nuk mund të them asgjë por do të jem vetëm unë. Mund të fillojë në fillim të Janarit.”, tha ajo. Më tej ajo u ndal dhe tek një deklaratë që ka bërë bujë, kur tregoi se sa negativisht kishin ndikuar rrjetet sociale tek ajo.
“Kam vuajtur nga anoreksia. Fillova të krahasohesha me top modelet dhe shikoja që ishin tejet të dobëta. Duke qenë në shoqëri me to, fillova të ndaja mënyrën e jetesës së tyre për t’ju pëlqyer të tjerëve. Dhe nuk e kuptoja se çfarë po bëja por shyqyr zotit e kapa në kohë.“, tregoi ajo. /abcnews.al