Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, ka komentuar zhvillimet më të fundit në frontin e luftës në Ukrainë. I ftuar në emisionin “Ëar Report” në ABC Neës, ai u shpreh se pushtimi i Prokovsit nga Rusia përbën një zhvillim të vogël në raport me objektivat e mëdha të shpallura nga Vladimir Putin.
Sipas Laçit, avancimet ruse janë minimale dhe nuk tregojnë arritje të rëndësishme strategjike, ndërsa thekson se një pushtim i plotë i Ukrainës do të ishte i pamundur për dekada, për shkak të kostove të larta dhe kohës së gjatë që do të kërkonte.
Ai shtoi se aktualisht të dyja palët kanë ngecur në terren, Ukraina po përballet me vështirësi të mëdha, dhe se në fund pritet që Rusia të ulet në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësin më të mundshëm, pasi Europa, sipas tij, nuk ka kapacitete ushtarake për të marrë këtë rol.
“Lidhur me pushtimin e Prokovsit është një lajm tejet i vogël në raport me objektivat që tha Vladimir Putin. Avancimi është tejet i pakët. Nuk është se ka arritur diçka Rusia. Vetëm objektivi i Rusisë nuk është pushtimi total i Ukrainës, sepse në fakt kjo nuk është as e bindur, sepse do të duheshin të paktën 60 vjet, për të mos folur për kostot. Putin nuk e përmende fare një çështje armëpushimi. Të dyja forcat kanë ngecur, Ukraina është drejt kapitullimit. Herët a vonë Rusia do të ketë negociata me Ukrainën. Nga ana raketore, Rusia ka raketa supersonike. Amerika mund të jetë e vetmja negociatore, Europa nuk ka kurrsesi, për shkak se nuk ka kapacitet ushtarak”, tha eksperti.

