Juventusi dhe Interi tentuan blerjen e Marcelos pak ditë më parë. 33-vjeçari brazilian mbetet një ndër më të mirët në krahun e majtë të mbrojtjes, pavarësisht se vitet kalojnë.
Agjenti i tij shprehu gatishmërinë për një kalim të lojtarit të Real Madrid në Serie A sipas raportimeve të Sportmediaset, teksa kartoni i tij kushton rreth 16 milion euro.
Gjithsesi, problem mbetet rroga e lartë e lojtarit latin. Marcelo përfiton rreth 8 milion euro neto në sezon, shumë që dy klubet e njohura evropiane nuk ia paguajnë dot për momentin. /abcnews.al