Dayot Upamecano mbetet objektivi i madh i Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë dhe të Evropës, kanë piketuar francezin e Leipzig si përforcimin e duhur për qendrën e mbrojtjes.
22-vjeçari ka shkëlqyer në sezonet e fundit me skuadrën e Julian Nagelsmann dhe shumë klube “big” janë vënë në ndjekje të tij. Për ta bindur të zgjedhë Bayernin ka menduar Hans-Dieter Flick.
Kicker raporton se trajneri i bavarezëve ka kontaktuar vetë lojtarin për t’i shprehur besimin që ka tek ai dhe dëshirën e madhe për ta pasur në skuadrën e tij.
Upamecano debutoi me kombëtaren e Francës shtatorin e vitit të kaluar dhe deri tani numëron 3 ndeshje dhe një gol me kampionët e botës.
Leipzig kërkon një rreth 40-45 milion euro për ta lënë të lirë shtatlartin e prapavijës, shumë që është mese e përballueshme nga Bayern Munchen. /abcnews.al