Objektivi i madh: Chelsea nuk dorëzohet, sakrifikon Ziyech dhe Werner

schedule17:17 - 19 Korrik, 2021

schedule 17:17 - 19 Korrik, 2021

Chelsea nuk heq dorë nga Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez është objektivi i madh i kampionëve të Evropës. Thomas Tuchel ka në duar një skuadër të fortë dhe të kompletuar, por në majë mungon një lojtar që realizon gola sistematikisht.

Dortmund kërkon 175 milion euro për ta lënë të lirë 20-vjeçarin potent, një nga goleadorët më të mirë në botë. Në Gjermani zbulojnë lëvizjen e fundit të klubit anglez, që ofron kartonët e Hakim Ziyech dhe Timo Werner në këtë operacion.

 

Erling Haaland

Opsione për verdhezinjtë gjermanë janë edhe Tammy Abraham e Callum Hudson-Odoi. Chelsea nuk dorëzohet, teksa Dortmund reziston, pasi do bëjë të pamundurën për të mos shitur një tjetër yll të skuadrës pas Jadon Sancho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!