Dëmtimi i Calum Chambers në derbin kundër Chelsea ishte i rëndë dhe mbrojtësi anglez do të qëndrojë rreth 9 muaj jashtë fushave. Dëmtimi i tij dhe forma e dobët e repartit defensiv (Arsenal ka pësuar 30 gola në 21 javët e para në kampionat) ndikojnë që drejtuesit e klubit londinez të hidhen në merkato.
Sky Germany raporton se objektivi quhet Jerome Boateng. 31-vjeçari vlerësohet 15 milionë euro nga Bayern Munchen dhe Arsenal është gati ta paguajë atë.
Edhe kampionët e Gjermanisë kanë probleme në mbrojtje, repart ku kanë shumë lojtarë të dëmtuar, por Boateng ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe karriera pritet të vijojë në Premier League. /abcnews.al