Pavarësisht se skuadra e Lecce arriti mbijetesën në Serie A, me një diferencë prej 5 pikësh nga zona e rënies në Serie B, tekniku Marco Baroni dhe klubi vendosën t’i “ndanin” rrugët e tyre pas përfudimit të edicionit që sapo lamë pas të kampionatit italian.
Pas largimit të Baroni, Lecce ka prezantuar ditën e sotme, teknikun e ri, i cili do të jetë 47-vjeçari italian, Roberto D’Aversa, i cili ka nënshkruar një kontratë të vlefshme vetëm për 1 sezon, me opsion rinovimi për një tjetër, opsion ky që do të aktivizohet automatikisht në rast se arrin mbijetesën në Serie A.
Njoftimi i teknikut të ri erdhi nga vetë klubi, i cili me anë të një postimi të shpërndarë profilet zyrtare të Lecce, në rrejtet sociale u bëri me dije tifozëve emërimin e “numrit 1” të pankinës së italianëve. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i klubit:
????????? ?????? ?’?????? !
✍? L’U.S. Lecce comunica che la conduzione tecnica della prima squadra è stata affidata a mister Roberto D’Aversa.https://t.co/bEtZGs5jCN pic.twitter.com/WNnMWHjiPV
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) June 27, 2023