Fabio Paratici do të firmosë këto ditë me Tottenham, klub ku do të kryejë detyrën e drejtorit sportiv. Ish-zyrtari i Juventusit ka nisur nga puna për të përforcuar skuadrën londineze, që pritet të emërojë holandezin Erik Ten Hag si trajnerin e ri.
Paratici ka hedhur sytë nga Juventusi dhe synon të marrë me vete në Londër dy lojtarë. Ata janë Leonardo Bonucci dhe Dejan Kulusevski. I pari nuk cilësohet i pashitshëm nga bardhezinjtë, në maj festoi 34-vjetorin e lindjes dhe ka ardhur momenti të provojë një aventurë jashtë Italisë.
Tottenham beson tek eksperienca dhe kualiteti i mbrojtësit italian dhe do të përgatisë një ofertë për shërbimet e tij. Dëshira tjetër është suedezi me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Paratici ishte ai që insistoi të merrte 21-vjeçarin ofensiv te Juventusi.
Kulusevski i kushtoi 40 milion euro “Zonjës”. Max Allegri e ka në plane dhe nuk preferon shitjen e tij, por Spurs po përgatisin një ofertë dhe do të tentojnë ta transferojnë në Premier League. /abcnews.al