Objektivat dhe kombëtarja A, Çekiçi dhe Broja flasin hapur

schedule14:38 - 1 Shtator, 2020

schedule 14:38 - 1 Shtator, 2020

Endri Çekiçi dhe Armando Broja ishin të pranishëm në konferencë për shtyp sot, ku kanë folur për grumbullimet e tyre të para me Kombëtaren A. Fillimisht, ishte Çekiçi ai që foli, duke u shprehur: “Siç e thatë edhe ju, kisha vite që e prisja. Është ëndërr e kthyer realitet.

Tani që u plotësua ëndrra, duhet të kem ëndrra të tjera. Që nga dita e djeshme që i jam bashkuar ekipit, duhe ta tregoj pse jam këtu. Mbase trajneri mund të mbështetet tek unë. Jam i lumtur që jam këtu. Në fillim më erdhi lista e pritjes, nuk e humba besimin për asnjë moment. Po vija pas një sezoni të mirë, e nisa mirë sërish, isha i bindur që në një moment do të vinte ftesa.

Lubjana? Që kur fillova të luaja atje, drejtuesit më dhanë mbështetje maksimale, normalisht ndihesh më i lirshëm. Besoj ka treguar potencialin. Gjithçka ka të bëjë me psikologjinë.

Besoj të gjithë kishim ëndërr të luanim me kombëtaren A. Ja  ku jemi sot, nuk na priste që do të mblidheshim të gjithë së bashku. Siç e thashë nuk e shikoj ashtu. Që në momentin kur jam pjesë e ekipit, mendoj të jap maksimumin në çdo ndeshje. Qëllimi kryesor është të marr mintua pastaj të vijë dhe goli”, u shpreh Çekiçi.

Ndërsa Broja, u shpreh: “Lëviza në Hollandë te Vitese sepse ka format të mirë për sulmuesit  tjetër. Është mirë për mua sepse jam 18 vjeç, mëduhen minuta. Stërvitja po shkon shumë mirë. Jam një vit. Pas një viti, mbase kthehem te Çelsi dhe luaj në Premier Ligë.

Kam emocione të mëdha. Jam shumë i kënaqur që jam me lojtarët më të mirë. Te U19 dhe U21 luajnjë fort dhe shpejt, kështu kam qejf të luajë dhe unë këtu. Mbase aktivizohem në takimin e dytë me Lituaninë për disa minuta. Edhe nëse nuk aktivizohem, do jem në stol. Më duhet të mësoj, është një eksperiencë e mirë.

Kështu fillojnë të gjithë: luajnë fillimisht 10, 20 minuta ndeshje. Prapë kam kënaqsi të jem me ekipin e parë. E di trajneri. Kam target të vazhdojë të tregoj më shumë.

Bala, Cikalleshi dhe Sadiku? Të tre janë të mirë. Kanë bërë shumë për Shqipërinë. Janë djem të mirë dhe lojtarë të mirë. Jam lojtar ndryshe, luaj futboll ndryshe. Jam më i shpejtë, mund t’u iki mbrapa mbrojtësve. Mund të përdor dhe dribilimin. Ata kanë bërë më shumë se unë. Kanë respekt. Duhet t’i tregoj trajnerit që të jem në kombëtare.

Në Holandë, dua të shënoj. sa më shumë gola. Mbase kthehem te Çelsi dhe marr vend në skuadër. Mbase luaj në Premier League dhe në FA Cup”, përfundoi Armando Broja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!