Dy ditë pas mblodhi grupin parlamentar, pasditen e sotme në Elbasan e kishin radhën kryebashkiakët socialistë për të marrë porositë e kryeministrit Edi Rama. Fokusi është te zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen vitin tjetër.
Kryesocialisti kërkon angazhimin dhe mobilizim maksimal nga baza e partisë për të takuar dhe dëgjuar qytetarët, sidomos të lëkundurit. Objektivi u shpall dy ditë më parë, Edi Rama kërkon mandatin e tretë dhe për të arritur qëllimin fushata ka nisur që tani.
Mbledhja ka nisur dhe po vijon prej orës 16:00. Kreu i PS-së kërkon maksimumin nga kryetarët e bashkive dhe sidomos te ato njësi që janë prekur nga tërmeti dhe tashmë po vijon procesi i rindërtimit.
Fakti që vendosi që të shkonte vetë në drejtimin e qarkut politik në Durrës do të thotë se do të tentojë ta kthejë në një model, por edhe për të sheshuar problemet në këtë qark.
Lexo edhe: Në pritje të porosive nga Rama, socialistët ngjitur në Elbasan, të qeshur dhe përshëndetje me grusht
Takimi i sotëm do të jetë i mbyllur, ndryshe nga hera e parë, nuk është njoftuar të ketë mesazh publik. d.b/abcnews.al