Objektet e Trashëgimisë Kulturore në Lezhë drejt rrënimit

schedule16:04 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 16:04 - 4 Dhjetor, 2021

Nga Gjergj Figuri

Objektet e Trashëgimisë Kulturore në Lezhë po shkojnë drejt shkatërrimit. Por, për këtë situatë nuk ka asnjë reagim.

Janë 26 objekte që mbajnë statusin e monumentit të kulturës, por vetëm 4 prej tyre janë të aksesueshëm, pjesa tjetër ka probleme”, thotë  Paulin Zefi, Ish-Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturorë Shkodër.

Pak vite me pare u fol për shtepinë e Zekajve. Ajo vijonte të ishte në këmbë, po dukshëm rreziku që e shoqëronte e që më vonë u konfirmua, shembja e saj.

“Ajo banesë ishte ndër më të bukurat dhe ka patur restaurimin e fundit në vitin 1984 por që më pas u la në harrese,” shprehet Dede Margjoni Specialist i Trashëgimise Kulturore.

Një tjetër banesë karakteristike që e ka humbur vlerën e saj për vizitoret dhe turistet është edhe ajo Mlikajve. Për shkak të pronësisë, mos dhe vëmendjes nga ministria, vitet e fundit ajo nuk e ka me shkëlqimin e kohës, kur ishte muze etnografik për Lezhën.

“Tregon arsyet se përse kjo banesë u shkatërrua dhe çfarë po ndodh me të, por thotë se ka një probleme të madh e faktin se Ministria duhet të bejë rivlerësimin e tyre”, shprehet Paulin Zefi.

Probleme kanë edhe monumente te tjera, në të cilat duhet ndërhyrë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!