Obeziteti, sëmundja e kohëve moderne, profesor Bahadir tek spitali Hygeia tregon zgjidhjet

schedule16:39 - 3 Nëntor, 2020

schedule 16:39 - 3 Nëntor, 2020

Obeziteti konsiderohet si sëmundja e kohëve moderne dhe prek miliona njerëz në mbarë botën.

Shefi i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Hygeia në Tiranë Prof. Dr. Celep Bahadir thotë se personat obezë janë të predispozuar të preken nga disa sëmundje.

Obeziteti në vetvete konsiderohet patologji dhe kjo pasi ekzistojnë një sërë sëmundjesh të cilat shkaktohen nga prania e obezitetit ndër të cilat mund të përmendim diabetin mellitus dhe sëmundjet kardiake dhe disa tipe të tumoreve dhe të cilat trajtohen në rast se eleminohet obeziteti“, është shprehur mjeku.

Përveç dietave ushqimore dhe aktivitetit fizik problemi tregon  Prof.Dr. Celep Bahadir se ka dhe mënyra të tjera zgjidhje si për shembull kirurgjia e obezitetit.

Kirurgjia e Obezitetit rekomandohet në rastet kur personi ka BMI-35 dhe ka një sërë problemesh shëndetësore të cilat lidhen drejtpërdrejt dhe janë të shkaktuara nga obeziteti.

Në kirurgjitë e obezitetit ne aplikojme kryesisht 2 lloje ndërhyrjesh ato restriktive pra qe konsiston ne ngushtimin e sotmakut te pacientit: Qëllimi i kësaj nderhyrje është zvogëlimi i stomakut dhe kjo realizohet duke hequr përfundimisht një pjesë të tij.

Po keshtu kemi edhe tekniken MAL Fobi teknike kjo qe e ka marre emrin nga mjeku kirurg qe e shpiku  dr. Mathias Fobi qe synon reduktim me radikal te stomakut e kombinuar me sistemin e keqperthithjes.

Pra pasi behet reduktimi i nje pjese te konsiderueshme te stomakut pjesa e mbetur lidhet drejtpërdrejtë me zorrën e hollë në një segment të caktuar të saj“, ka thënë ndër të tjera mjeku.

Mbi 80% e pacientëve të cilët i nënshtrohen kirurgjisë sipas Shefit të Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Hygeia në Tiranë  arrijnë të humbasin 50-60% të peshës.

Këto ndërhyrje realizohen nëpërmjet laparoskopisë, një teknikë kirurgjikale mini-invazive e cila ka kohe rekuperimi shume me te shpejte per pacintët./abcnews.al