Obama reagon për vdekjen e Navalny: I patrembur, luftoi për një të ardhme më të mirë të vendit

schedule08:28 - 17 Shkurt, 2024

schedule 08:28 - 17 Shkurt, 2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama e ka përshkruar Alexei Navalny-n si “një avokat të patrembur për besimet e tij, i cili vdiq i pathyer nga tirania që ai kundërshtonte”.

“Ai luftoi korrupsionin, frymëzoi miliona dhe kurrë nuk u lëkund në këmbënguljen e tij për lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit dhe një Rusi që i përgjigjet popullit dhe jo diktatorit.

Ai vdiq në mbrojtje të palëkundur të vizionit të tij për një të ardhme më të mirë për vendin e tij, një vizion dhe një shembull i guximshëm, që nuk do të vdesë kurrë,” tha ndër të tjera Obama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!