Aktivistët e shoqërisë civile nuk u lejuan sot që të jenë të pranishëm në Komisionin e Ekonomisë mes deputetëve për dekretin e ligjit për Butrintin.
Ata u pritën në një sallë tjetër nga kryetari i komisionit Eduart Shalsi. Ashtu sikur pritej, mbledhja ku të pranishëm ishin Aulona Kalaja, Altin Goxhaj, mbështetës të PD-së, por edhe ambientalisti Sazan Guri, etj ishte e tensionuar dhe me debat.
Njëri prej aktivistëve filmoi një pjesë të debatit ku edhe dëgjohen debatet mes deputetëve dhe aktivistëve.
Sali Berisha, tashmë si kryetar i rikthyer i Partisë Demokratike, ka mbajtur të enjten e 7 korrikut, protestën e parë kundër qeverisë! Berisha mbajti fjalimin i fundit ku pati një mesazh për kryeministrin Edi Rama, teksa ka injoruar totalisht Lulzim Bashën të cilit nuk i kushtoi asnjë rresht nga fjalimi i tij. Ramën ai e quajti armikun kryesor, me argumentin se në ndryshim nga ai që ka ideal lirinë, kryeministri mendon vetëm për pushtetin, teksa ka pasur edhe një paralajmërim./abcnews.al/

