NYT: Aktorja pagoi 380 mijë dollarë aktorin që akuzoi për ngacmim seksual

schedule12:35 - 20 Gusht, 2018

schedule 12:35 - 20 Gusht, 2018

Gazeta amerikane New York Times ka zbuluar se aktorja Azia Argento ka paguar 380 mijë dollarë një aktor të ri, që e kishte akuzuar atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të një filmi. Italiania Argento ka qenë një nga figurat kryesore që denoncoi dhunën seksuale nga producenti Harvey Weinstein.

Nga akuzuese në të akuzuar. Kjo i ka ndodhur aktores dhe modeles italiane Azia Argento. New York Times shkruan se ajo ka paguar 380 mijë dollarë amerikanë për aktorin amerikan Jimmy Bennett, i cili pretendon të ketë qenë viktimë e “sulmit seksual” nga Argento në vitin 2013, kur ishte 17 vjeç.

Gazeta amerikane ka cituar dokumente të marra nga një burim i paidentifikuar. Argento, një nga figurat kryesore në lëvizjen “Me Too”, ishte ndër të parët që denoncoi dhunën seksuale nga producenti amerikan Harvey Weinstein.

Ngacmimi  seksual, sipas Bennett, kishte ndodhur në një dhomë hoteli në Kaliforni. Të dy kanë interpretuar në një film me titull “Zemra është mashtruese më shumë se çdo gjë”, në të cilën Azia Arxhento luante rolin e nënës prostitutë të aktorit të ri.

Sipas avokatëve të të riut, bëhet fjalë për një “sulmi seksual” që e traumatizoi 17-vjeçarin, duke vënë në rrezik shëndetin e tij mendor. Në ankesën e tyre, avokatët kërkuan një dëmshpërblim prej 3.5 milionë dollarësh nga aktorja italiane.

New York Times raportoi se do të merrte dokumente gjyqesore që përfshinin edhe një selfie te dy aktoreve në shtrat . Po ashtu gazeta amerikane tentoi vazhdimisht, por pa sukses të merrte një koment për këto lajme nga aktorja Azia Arxhento ose përfaqësuesit e saj. Sipas NYT, marrëveshja për heshtje mes aktores dhe të riut u arrit në prillin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!