Paul Pogba dhe Hussem Aouar janë në merkato dhe e ardhmja e tyre varet shumë nga njëri-tjetri. Klubet e interesuara për shërbimet e tyre janë vetëm tre: PSG, Juventus, Real Madrid, të cilat janë gjithashtu të vetmet, që mund të përballojnë financiarisht transferim me vlerat e tyre.
?@FabrizioRomano on @podcastherewego: "The key for the future of Aouar ?? would be Paul Pogba ??. Same clubs are looking for both players. Like PSG, Juventus and Real Madrid. No one is going to sign both players." #OL #AFC #RMAlive #PSG pic.twitter.com/pVvbSweDGF
— RouteOneFootball (@Route1futbol) February 10, 2021
Por, asnjëri nga klubet nuk mund të firmosë me të dy dhe do duhet të zgjedhin njërin prej tyre. Si pasojë mund të themi se e ardhmja e Aouar është në dorë të Pogba. Ky i fundit është shënjestra më e dëshiruar dhe vetëm pasi ai të zgjedhë skuadrën e re, Aouar do mund të zgjidhë të ardhmen.
Kontrata e Pogba me United skadon në verën e vitit tjetër dhe ai pritet të largohet në merkaton e ardhshme. Ndërkohë, Lyon nuk e pengon Aouar të bëjë hapin e madh në karrierë dhe pritet ta lërë të lirë për rreth 50 milionë euro, shifër e përafërt nga e cila United heq dore nga Pogba. /abcnews.al