Artan Shkëmbi, ish-numri dy i OFL, i vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, i kërkon Gjykatës së Lartë shuarjen e masës së “Pezullimit nga detyra” vendosur nga Gjykata e Tiranës.
Gazetari Ermal Vija raporton se Shkëmbi i është drejtuar me rekurs të “Lartës” duke kundërshtuar vendimet e shkallëve më të ulëta, që nuk kanë pranuar të heqin masën dhe rikthejnë në detyrë Shkëmbin.
Ky i fundit akuzohet se ka nxjerr informacione për dy persona që ishin nën hetim dhe dekonspiruar kështu veprimet hetimore që po kryheshin.
Shkëmbi gjithashtu ka bërë rekurs edhe ndaj 2 vendimeve të tjera të Gjykatës se Tiranës që e lanë atë të pezulluar nga detyra.
Kujtojmë se autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.
Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania. /abcnews.al