2 shoferë të pabindur janë ndëshkuar në Kukës pasi kanë bërë drift me makina. Ata janë denoncuar nga qytetarët të cilët janë shqetësuar nga manovrat e rrezikshme. Pas denoncimit nga qytetarët, policia i ka indetifikuar shoferët që rrezikuan përdoruesit e tjerë të rrugës dhe i ka ndëshkuar me masë administrative përkatësisht 20.000 dhe 60.000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Bënin drift me makinë por falë bashkëpunimit me qytetarët Policia Rrugore e Kukësit identifikon dhe ndëshkon me masë administrative dy drejtuesit e mjeteve. Pas denoncimit nga qytetarët, se në qytetin e Kukësit dy drejtues bënin manovra të rrezikshme me mjet, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës, Policia Rrugore e Kukësit ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e tyre në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve, drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative përkatësisht 20.000 dhe 60.000 lekë. Policia e Kukësit falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit vlerëson të domosdoshëm kontributin qytetar dhe garanton reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.
/abcnews.al