Policia ka gjobitur një sërë shoferësh në Tiranë kryesisht për ndryshim të drejtimit apo korsisë “si dhe manovra të tjera”.
Duke i ilustruar me video gabimet e shoferëve, policia njofton se “nxitimi për të dalë të parët në radhë, mbetet një nga “veset”, që haset me shpesh jo vetëm tek përdoruesit e rrugës në tërësi dhe drejtuesit e mjeteve në veçanti..”
Sipas policisë, ajo që mbetet shqetësim, “krahas rrezikut dhe konfuzionit që shkakton kjo kategori drejtuesish mjetesh, të pa disiplinuar, është fakti që edhe pse ndëshkohen thuajse çdo ditë, vijojnë të jenë përsëritës në paligjshmerinë e tyre, sa shqetësuese aq dhe e rrezikshme për të tjerët.”
Njoftimi:
Tiranë
Nxitimi për të dalë të parët në radhë, mbetet një nga “veset”, që haset me shpesh jo vetëm tek përdoruesit e rrugës në tërësi dhe drejtuesit e mjeteve në veçanti, por edhe në aspekte të tjera sociale të shoqerisë sonë.
Ajo që mbetet shqetësim, krahas rrezikut dhe konfuzionit që shkakton kjo kategori drejtuesish mjetesh, të pa disiplinuar, është fakti që edhe pse ndëshkohen thuajse cdo ditë, vijojnë të jenë përsëritës në paligjshmerinë e tyre, sa shqetësuese aq dhe e rrezikshme për të tjerët.
#RregulliNukTeNgadalson
#NxitimiTeVarferonDheRrezikon
#RespektoVetenDheTeTjeret /abcnews.al/