Nxirret nga kanali automjeti në Fier, shoferi e pasagjeri humbën jetën

schedule15:11 - 22 Gusht, 2021

schedule 15:11 - 22 Gusht, 2021

Është nxjerrë nga kanali automjeti tip “Mitsubishi” që u rrëzua pasditen e së dielës në Marinës të Fierit.

Brenda makinës u gjetën të pajetë dy punonjës të një kompanie sigurie. Mësohet se viktimat janë Shkëlqim Beqaj 54-vjeç dhe Elior Lagjaj, 36-vjeç.

Fier- Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një automjet i cili kishte rënë në një kanal me ujë në Marinëz, u bë e mundur nxjerrja e mjetit tip “Mitsubishi” dhe e dy viktimave, të cilët u identifikuan, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç”, thuhet në komunikimin e policisë.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!