Policia ka nxjerrë një trup të pajetë nga liqeni i Banjës, në të cilin pak më para ra një makinë.
Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar për abcnews.al pamje të operacionit të nxjerrjes së trupit të pajetë nga forcat zjarrfikëse.
Dyshohet se në makinë ndodheshin edhe persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë duke shkuar polumbarët e RENEA-s për të kontrolluar në brendësi të saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shushicë, ku dyshohet se makina ka rënë aksidentalisht në liqen pasi kishte ndaluar në anë të rrugës.
Raportohet se në momentin e nisjes shoferi ka bërë një gabim duke e hedhur makinën në liqen.
Makina ra në një zonë të thellë të liqenit duke i dhënë pas shanse personave që ndodheshin në të. /abcnews.al