Nxehtësi “përvëluese”, termometri në Kinë shënon 80 gradë, turistët kureshtarë me kapele e çadra bënin selfie

schedule11:02 - 20 Korrik, 2023

schedule 11:02 - 20 Korrik, 2023

Kina është një ndër vendet që kohët e fundit është përfshirë nga vala përvëluese e nxehtësisë. Së fundmi sipas mediave të huaja një termometër gjigant në një provincë kineze mati temperaturën e tokës prej 80 gradë Celsius.

Turistët kureshtarë të pajisur me kapele dhe çadra, u përballën me temperaturat e larta për të shkrepur një fotografi pranë termometrit gjigant.

Ata ia mësynë maleve piktoreske Flaming, për të përjetuar temperatura të larta në mes të valëve ndëshkuese të të nxehtit që kanë ‘djegur’ pjesën më të madhe të hemisferës veriore.

Ndër të tjera në media thuhet se turistët mblidheshin dhe bënin selfie pranë termometrit 12 metra i gjatë, që shfaqte një temperaturë të sipërfaqes në kohë reale prej 80 Celsius (176 Fahrenheit).

Ndryshe, Pekini shënoi ditën e 27-të me temperatura mbi 35 gradë, duke vendosur kështu një nga rekordet më të mëdha për numrin e ditëve me vapë intensive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!