“Nxehet” Mesdheu, luftanije nga e gjithë bota mblidhen në zonë

schedule16:33 - 3 Shkurt, 2020

schedule 16:33 - 3 Shkurt, 2020

Mesdheu është një ndër detet më të militarizua kohët e fundit dhe kjo e ka një shpjegim. Konflikti në Siri si edhe përplasja mes Turqisë, Qipros dhe Greqisë për pasuritë nëndetare ne Egje kanë bërë që në zonë të lundrojnë dhjetra luftanije.

Vetëm në Mesdheun Lindor, momentalisht lundrojnë luftanije të Turqisë, Egjiptit, Rusisë, SHBA-ve, Francës, Greqisë dhe Sirisë, ndërsa nuk mungon edhe prezenca e Libisë, edhe pse në luftë civile.

Qeveria e Tripolit ka nënshkruar një marrëveshje sëfundmi me Turqinë në lidhje me shelfin kontinental, e cila ka acaruar mjaft Greqinë.

Turqia ka rrethuar gjithashtu me anije luftarake thuajse të gjithë Qipron duke e arsyetuar këtë veprim me kërkimet në detin që i përket asaj, ndërsa ky veprim ka shkaktuar alarm edhe në Greqi, e cila ka theksuar se do t’i përgjigjet me zjarr çdo provoikimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!