Nxehen “gjakrat” për Portin e Durrësit te “Veprimtaria Prodhuese”, Balluku përplaset me Bushatin: Jeni si pallatet e Enverit

schedule14:21 - 16 Nëntor, 2022

schedule 14:21 - 16 Nëntor, 2022

Mbledhja e sotme e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese ka sjellë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti i PD-së Helidon Bushati është përplasur me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku duke i kërkuar transparencë për Portin e Durrësit.

Në këtë debat nuk kanë munguar as ngritjet e zërit, për shkak të ndërhyrjes pa radhë nga ana e deputetëve të opozitës.

Lexo edhe: Balluku i përgjigjet opozitës për Portin e Durrësit: Nuk e duroni investimin 2 miliard euro. Baçit i “tërheqin veshin”

Bushati ka kërkuar nga Balluku që përgjigjet pyetjeve dhe jo të kthehet në pjesën e parë të fjalimit të saj. Ndërkohë Balluku duke iu përgjigjur Bushatit nuk i ka kursyer ironitë për deputetët e opozitës, duke i cilësuar si pallatet e Enver Hoxhës.

Pjesë nga debati:

Belinda: Unë duke u sjellë mirë duke të dëgjuar. Në respekt të plotë tani më dëgjo mua.

Balluku: Qytetarët janë të qartë, shiko si vazhdon dhe flet.

Bushati: Ndjesë.

Balluku: Të kam falur. Të kam dëgjuar se kemi 4 vjet bashkë…që të dëgjoj publikisht. Nuk e ke nisur tani, narrativën politike.

Bushati: Nuk kam aq jo.

Balluku: Ju kam dëgjuar për investime për 3D… por ishte i vërtetë.

Balluku: Ti nuk ke lider, nuk të ndiohmojmë dot… vetëm po vendose të vish tek grupi jonë.

Bushati: Pse flet, po na ktheni në fazën e dytë.

Balluku: Jeni si pallate  Enverit. Ishalla po ta japin mendaljen por kush është lideri juaj?  Si i doni investitorët, alien?

Bushati: Ligji dhe drejtësia. Po e tregoni në duar tuaja.

Balluku: Mos u shqetëso, se më kë flas unë.

(Bushati ndërhyn sërish)

Balluku: Juve nuk do arrinit kurrë të kishit këtë akses. Nuk prekem unë Helidon. Se i keni batuta të vockla. I kam kaluar unë këto. Kur bën humor je më i lezetshëm. Bëj ndonjë humor shkodran të lezetshëm. Tani nuk prekem.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!